TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2024, 19:41

“S’bëhet marrëveshje me hasmin”, ‘Dardanët’ kritikojnë Dukën për organizimin e Europianit me Serbinë: Vëllau, vëllaun nuk e sulmon

Shkruar nga Pamfleti

“S’bëhet marrëveshje me hasmin”,

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova mposhti me rezultatin 3:0 Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Por gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as banderolat me mesazh nga ana e tifo grupit “Dardanët” kundrejt kreut të FSHF-së Armand Duka lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë e Serbisë për të organizuar në këto dy shtete kampionatin botëror të moshave U-21.

Duke qenë se kjo është e vetmja kandidaturë për këtë kompeticion, pritet që UEFA të hapë dritën jeshile për këtë projekt që ka ngjallur reagime si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Në Prishtinë, ultrasit “Dardanët” i dërguan një mesazh kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Vëllau vëllaun nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën”, shkruajnë tifozët.

"dardanët" armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje