TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 22:50

Liga e Kombeve/ Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare, Spanja dhe Portugalia bëjnë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare, Spanja dhe

Serbia ka mundur Zvicrën e Xhakës në Ligën e Kombeve. Një gol nga sulmuesi kryesor dhe një "ndihmesë" nga Elvedi fiksuan shifrat 2-0 në favor të serbëve.

Kombëtarja helvete dominoi më së shumti pjesën e parë. Zvicerianët poseduan mbajtjen e topit dhe kërkuan më shpesh golin në portën e mbrojtur nga Pedrag Rajkoviç. Edhe në pjesën e dytë kanë të besuarit e Murat Jakin hyrë me të njëjtin vrull, por përsëri mbrojtja zhgënjeu dhe Serbia në të vetmin rast të pastër tundi rrjetën. Serbët u treguan cinikë dhe shfrytëzuan çdo mundësi që iu erdhi.

Mos të harrojmë që Embolo nuk shfrytëzoi as shansin më të "artë" duke shpërdoruar 1 penallti në minutën e 72.

Titullar në këtë takim ishte Granit Xhaka, teksa në stadium gjatë gjithë ndeshjes u dëgjuan thirrje anti-shqiptare apo janë parë edhe flamuj provokues.

Zvicra do të kërkojë që të gjejë pikët e para në kompeticionin europian, pasi gjendet në fund të grupit dhe rrezikon shumë pas kësaj humbjeje. Xhaka me shokë kanë prodhuar lojë, por kundërshtarët e kombit helvet kanë prodhuar eficiencë.

Në ndeshjet e tjera, Spanja mundi 1-0 me Danimarkën falë golit të Zubimendit. Portugalia triumfoi 1-3 ndaj Polonisë. Luzitanët realizuan me Silvan dhe Ronaldon, sakaq vlen të theksohet edhe një autogol i Bednarek. Për polakët, goli i vetëm i tyre erdhi nga Zielinski.

serbia spanja zvicra portugalia liga e kombeve

Lini një Përgjigje