
Anglia është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Garet Sauthegjt pas përfudnimit të “EURO 2024”. Sipas raportimit të “Sport Bild”, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bajernit të Mynihut, Tomas Tuhel.
Gjermani mund të bëhet kështu trajneri i tretë i huaj në historinë e “Tre Luanëve” pas Sven-Goran Erikson dhe Fabio Kapelos.

Në bazë të asaj që shkruhet, negociatat kanë avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje mes palëve. 51-vjeçari gjerman ka drejtuar më parë ekipe si Dortmund, PSG apo Çelsi. Aktualisht, Anglia drejtohet nga Li Karsli.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje