TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 22:00

Edon Zhegrova fiton zemrat e tifozëve të Lilë dhe jo vetëm, reperi francez i kushton këngë yllit kosovar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova fiton zemrat e tifozëve të Lilë dhe jo vetëm,

Me paraqitjet e tij në fushën e lojës, Edon Zhegrova, ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve të Lilës, por jo vetëm.

Së fundmi, yllit kosovar i është kushtuar edhe një këngë nga reperi francez, Landers. Ai e ka publikuar këtë këngë para gjashtë ditësh, me këngën që titullohet “Zhegrova”.

Zhegrova këtë edicion ka treguar paraqitje tejet të mira, duke nisur nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, në Ligën 1 dhe në formatin e rregullt të elitës së futbollit europian.

Zhegrova madje bëri performancë të jashtëzakonshme edhe ndaj Realit të Madridit, ndeshje të cilën Lila e fitoi 1-0. Zhegrova fitoi penalltinë, të cilën e shdërroi në gol Xhonatan Devid.

 

edon zhegrova landers reperi francez

Lini një Përgjigje