TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 19:44

Pas Çekisë skandali vijon edhe në Qipro, tifozët vendas dhe ata rumunë këndojnë në kor “Kosova është Serbi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas Çekisë skandali vijon edhe në Qipro, tifozët vendas

Futbollistët e Qipros dhe Rumanisë do të luajnë sonte në Larnaka në orën 20:45 ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të dyja tifozeritë e të dyja ekipeve janë bashkuar para ndeshjes duke i dhënë kënaqësi serbëve, për të thelluar më shumë skandalet e tyre.

Ultrasit e AEK-ut nga Larnaka dhe tifozët rumunë kënduan në kor “Kosova është Serbi”, duke treguar kështu edhe njëherë qendrimin e tyre për tema krejtësisht jashtë futbollit.

Kujtojmë që mbrëmë në Pragë pati sjellje skandaloze nga tifozët çek që shprehën përkrahje ndaj serbëve, ndërkohë që nuk munguan as veprimet ndaj flamujve shqiptarë, duke i kthyer me kokën poshtë.

tifozët e qipros tifozët e rumanisë liga e kombeve

Lini një Përgjigje