TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 19:22

“Të vepronin siç bëri Cana në Beograd”, Spahiu për ndeshjen në Pragë: Lojtarët duhet të merrnin flamurin shqiptar të përdhosur nga çekët

Shkruar nga Pamfleti

“Të vepronin siç bëri Cana në Beograd”, Spahiu

Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastër 0-2 nga Çekia në një ndeshje totalisht zhgënjyese nga ana e kuqezinjve tanë.

Në lidhje me humbjen e djemve të Silvinjos ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu. Në një intervistë në "Report TV", juristi nuk e ka fshehur zhgënjimin për atë që ndodhi dje në Pragë, ku gjatë ndeshjes u shënuan edhe incidente nga ana e tifozëve çekë, të cilët përdhosën flamurin kuqezi duke e kthyer shqiponjën dykrenare me kokë poshtë, si dhe nxorën një hartë të Kosovës me simbolet e Serbisë.

Spahiu priste që futbollistët tanë të vepronin si në Beograd kapiteni Lorik Cana me shokë që mbrojtën simbolet tona.

Kam vlerësim të drejtpërdrejtë për ata miliona shqiptarë që u përlotën dje në TV, jo vetëm mes topit të futbollit, por edhe urrejtjes nacionaliste të çekëve. Prisja që lojtarët të merrnin flamujt e përdhosur dhe flamurin me hartën e Kosovës dhe t’i largonin nga hekurat e stadiumit. Prisja të bënin atë që bëri Lorik Cana në Beograd. Prisja që të pezullonin ndeshjen derisa dinjiteti kombëtar të vihej në vend. Ndjej keqardhje që futbollistët shqiptarë ulën kokën. Më mirë të humbisnim duke braktisur lojën sesa humbën dy herë në fushë dhe në tribunë”, u shpreh Kreshnik Spahiu.

Në vitin 2014, në ndeshjen eliminatore për “EURO 2016”, Serbi-Shqipëri, kujtojmë atë moment kur në stadiumin e Beogradit hyri droni i Ballist Morinës me flamurin 'Autochtonus' me simbolet kombëtare shqiptare.

kreshnik spahiu juristi ndehsja çeki-shqipëri

Lini një Përgjigje