TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 17:18

FSHF-ja censuron tifozët pas humbjes turpëruese me Çekinë, bllokon mesazhet në rrjetet sociale (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

FSHF-ja censuron tifozët pas humbjes turpëruese me Çekinë,

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, duke u mundur me rezultatin 2-0 ndaj Çekisë.

Një humbje që solli mjaft kritika nga opinioni sportiv ndaj një ekipi që ishte inekzistent në fushën e lojës.

Për të shmangur kritikat pas çdo humbjeje faqja e FSHF-së në rrjetet sociale ka censuruar tifozët.

Në faqen zyrtare të Federatës, tifozët nuk kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, pasi komentet janë të bllokuara.

Me këtë manovër mesa duket FSHF dhe Duka kërkojnë të shmangin komentet negative ndaj tyre prej tifozëve që dje dhe sot kanë qenë të irrituar me performancën e kombëtares, ndërsa ndaj kreut të FSHF-së kanë mllefin e organizimit të përbashkët me Serbinë të “EURO 2027” për përfaqësueset U-21.

FSHF-ja censuron tifozët pas humbjes turpëruese me Çekinë,

fshf tifozët e kombëtares

Lini një Përgjigje