TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 16:56

Kosova merr fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, “Dardanët” mposhtin Lituaninë dhe ‘kërcënojnë’ Rumaninë për kreun (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kosova merr fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve,

Kosova ka marrë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. “Dardanët” kanë mposhtur në transfertë Lituaninë me rezultatin 1-2 dhe janë ngjitur në vendin e parë së bashku me Rumaninë.

Skuadra e drejtuar nga Franko Foda zhbllokoi rezultatin në minutën e 20. Aksion i mrekullueshëm nga Edon Zhegrova, që falë dhe asistit të Muslijës, lëshoi një goditje të pakapshme në portë. Kjo ishte dhe gjuajtja e parë e takimit. Lituania barazoi në minutën e 34 me Gineitis, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.


Me avantazhin e një goli u mbyll edhe pjesa e parë e takimit. Në minutën e 65, Kosova gjeti edhe golin e sigurisë me Ermal Krasniqin që dhuroi spektakël. Ky ishte dhe goli i parë te Kosova për Krasniqin, që shfrytëzoi si duhet pasimin e Rashicës.


Në minutën e 84, Lituania ngushtoi diferencën. Golubickas shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e Kosovës, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.


Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C me 6 pikë, po aq sa Rumania që ka një ndeshje më pak, ndërsa Lituania mban vendin e fundit me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë të martën më 15 tetor në “Fadil Vokrri” kundër Qipros në orën 20:45.

kosova lituania liga e kombeve

Lini një Përgjigje