
Kombëtarja shqiptare ishte shumë larg pritshmërive të tifozëve në Çeki. Sfida la shumë për të dëshiruar, teksa humbja 2-0 në Pragë vjen si një “dush i ftohtë” për djemtë tanë.
Në fakt kjo është disfata e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që nuk po arrijnë dot të kenë vazhdimësi në rezultate, teksa paraqitjet e ndeshjeve të fundit kanë zhgënjyer të gjithë.
Për këtë sfidë është mjaft i revoltuar ish-legjenda e Kombëtares. Sokol Kushta nuk e ka pritur mirë, mbi të gjitha nuk i ka pëlqyer sjellja e trajnerit dhe e lojtarëve që ndryshe nga sa pritej nuk u shfaqën të shqetësuar pas kësaj humbjeje. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Kushta shtoi se për të kjo humbje na kthen 2 hapa pas:
“Në këtë sfidë bëmë dy hapa mbrapa. Një në lojë dhe e dyta në mendime. E para që luajtëm shumë dobët dhe duhet të rivijmë aty ku e nisëm. E dyta që më shqetëson shumë është që në intervita lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtorë, por vazhdojnë me justifikime. Sa më shpejt të rikthehet ekipi aty ku e meritojnë tifozët kudo që janë”, shkruan Kushta.
Lini një Përgjigje