TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 08:35

Skandali/ Çekia “hakmerret” ndaj Shqipërisë edhe në tribuna, përdhosen simbolet kombëtare; tifozët sulmohen jashtë stadiumit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Çekia “hakmerret” ndaj Shqipërisë edhe
Përdhosja e simboleve kombëtare në Epet Arena

Kombëtarja shqiptare përveç humbjes 2-0 kundër Çekisë në Pragë, ka marrë edhe në goditje në shkallët e stadiumit "Epet Arena".

Tifozët e Çekisë pas njërës prej portave kishin vendosur 3 flamuj të Shqipërisë me kokë poshtë me shenjën 'X' në mes.

Skandali/ Çekia “hakmerret” ndaj Shqipërisë edhe


Veç saj, harta e Kosovës ishte nën flamurin serb, gjë që nxiti reagime të shumta. Për këtë situatë nuk kanë munguar as përleshjet në stadium.

Tifozat Kuq e Zi kanë tentuar të vendosin "nderin në vend", duke u përballur me rivalët.

Nga pamjet duket qartë se ka pasur një përleshje në stadium dhe jashtë tij pas ndeshjes, duke u dashur ndërhyrja e policisë dhe sigurisë për të qetësuar situatën.

Ndërkohë për përdhosjen e simboleve kombëtare gjatë gjithë takimit, FSHF ka reaguar duke thënë se do bëjnë ankesë në UEFA.

përdhosen simbolet kombëtare

Lini një Përgjigje