
Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme ndodhi në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e pastër 0-2.
Tifozët vendas, në mënyrë të turpshme, shpalosën hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe përdhosën flamurin shqiptar. Një ngjarje skandaloze e cila u përsërit, ku sërish UEFA nuk merr masa duke bërë një ‘sy qorr’ e një ‘vesh shurdh’.
Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë u afruan në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.
Flamujt shqiptarë që ishin kthyer kokëposhtë u larguan nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijonte ende.
Fights breaking out at the Czechia Albania match between fans on both sides- Czech ultras yelling ‘Kosovo is Serbia.’
— Jakob Weizman (@jakobweizman) October 11, 2024
Not a good sight… pic.twitter.com/pwzTmyXshq
Lini një Përgjigje