
Provokime të turpshme vijnë nga Praga, teksa është duke u luajtur dueli mes Çekisë dhe Shqipërisë, në tribunën e ultrasve çekë, janë vendosur flamuj serb, si dhe simbolet e Shqipërisë janë kthyer përmbys, madje në disa prej tyre janë vendosur kryqe tek pjesa e shqiponjës dykrenare.
Gjeste këto aspak të hijshme nga ana e çekëve, të cilat nxisin urrejtje.
Ndeshja aktualisht është e mbërthyer me rezultatin 0-1 për Çekinë me golin e realizuar që në minutën e 3. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çori në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës.

Lini një Përgjigje