TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 20:50

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”, Çekia ndëshkon Shqipërinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”, Çekia ndëshkon

Zhbllokohet ndeshja në “Epet Arena”, Shqipëria e pëson që në minutën e dytë. Gabim i pafalshëm në prapavijën kuqezi! Një harkim nga e majta i Shulc gjeti Çori në qendër ku ai provoi dy herë dhe në tentativën e dytë gjeti rrjetën e Strakoshës. 

 

Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores me përmbysje kundër Ukrainës me rezultatin 1-2, dhe humbjes minimale në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë në minutën e 71.

Djemtë e drejtuar nga Silvinjo renditen në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa Çekia dhe do të kërkojnë triumfin për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar në Ligën A.  

Kuqezinjtë duhet të kërkojë minimumi 4 pikë në transfertat me Çekinë dhe Gjeorgjinë ose mbi të gjitha të evitojë humbjen.

Nëse çdo gjë shkon sipas skenarit, në nëntor kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë dhe faktorin fushë, pasi të dyja takimet e mbetura do të luhen në Arenën Kombëtare, fillimisht ndaj Republikës Çeke në 16 nëntor dhe tre ditë më vonë ndaj Ukrainës.

Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë përballje, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. Thomas Leonard është parë e arsyeshme të caktohet arbitër i katërt. Sa i takon kryesorit Bastien, bëhet fjalë për një gjyqtar mjaft strikt, pasi në 4 ndeshje që ka arbitruar në kampionatin francez këtë sezon, ka nxjerrë nga xhepi plot 24 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin. Ai ka gjykuar po ashtu edhe në Ligën e Europës.

Ndërkohë sa i përket kompanive të basteve, për këtë ndeshje favorite shihet Çekia, që ka një koeficient 1.67, ndërsa një barazim në Pragë kuotohet 3.60. Nga ana tjetër, fitorja e Kombëtares shqiptare nga kjo ndeshje mban koeficientin 5.50.

“Arma” e Shqipërisë është Silvinjo, trajneri që nuk ka humbur në shtëpinë e çekëve.

Më poshtë iu sjellim 10 fakte para kësaj përballjeje:

1. Tri ndeshje të luajtura prej vitit 2021, 1 fitore për secilën skuadër dhe 1 barazim. Fitorja e Çekisë është arritur në një takim miqësor.

2. Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola. Numri mesatar i golave në përballjet mes 2 ekipeve është 3.

3. Çekia ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Praktikisht të gjitha, pas barazimit me Shqipërinë.

4. Silvinjo numëron 1 fitore dhe 1 barazim përballë Çekisë. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, nuk e ka sfiduar asnjëherë Shqipërinë.

5. Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 6 ndeshjet e fundit.

6. Çekia ka pësuar të paktën 1 gol në 9 ndeshjet e fundit.

7. Sfida e tretë në Çeki, ku Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë përballë vendësve.

8. Numri mesatar i golave në pjesën e parë në takimet mes dy skuadrave është 1.

9. Çekia nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.

10. Çekia ka shënuar të paktën 1 gol në 12 ndeshjet e fundit.

 

Lini një Përgjigje