TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 19:13

Përleshje me mjete të forta dhe thika në “Camp Nou”, mitiku i Barçës kthehet në arenë dhune mes shqiptarëve dhe rumunëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përleshje me mjete të forta dhe thika në “Camp Nou”,

Një përleshje me mjete të forta dhe thika është regjistruar këtë të premte mes dhjetëra punëtorëve shqiptarë dhe rumunë që po punojnë për ndërtimin e stadiumit “Camp Nou” në Barcelonë.

Sipas të dhënave paraprake më shumë se 20 persona janë përfshirë në aktet e dhunës, teksa 6 prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në kantierin e mitikut të Barcelonës, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Gazetarja e "SER Catalyna", Anna Punsi tregon se nënkontraktori ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës, teksa ka nisur edhe një hetim.

"Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit", shkruan gazetarja, Anna Punsi.

"camp nou" stadiumi i barcelonës

Lini një Përgjigje