TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 16:21

Pritet atmosferë elektrizuese në “Epet Arena”, mbi 1000 tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares për ndeshjen me Çekinë

Shkruar nga Pamfleti

Pritet atmosferë elektrizuese në “Epet Arena”, mbi 1000

Tifozët shqiptarë do të kenë sonte në mbrëmje fjalën e tyre në “Epet Arena” të Pragës. Më tepër se një mijë tifozë kuqezi pritet të jenë të pranishëm në tribuna, në mbështetje të Kombëtares gjatë ndeshjes kundër Republikës Çeke.

Rreth 460 prej tyre janë pjesë e grupimit të organizuar “Tifozat Kuq e Zi”, ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar drejt kryeqytetit çek me grupe turistike të organizuara, ose në mënyrë individuale, shkruan “A2”.

Në anën tjetër, Federata Çeke njoftoi se biletat e ndeshjes nuk janë shitur të gjitha. Pavarësisht kësaj, edhe pse impianti nuk do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

tifozët shqiptarë ndeshja me çekinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje