TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 16:00

Liga e Kombeve “flet shqip”, Juxhin Xhaja vendos drejtësi në ndeshjen Estoni-Suedi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve “flet shqip”, Juxhin Xhaja vendos drejtësi

UEFA i beson sërish gjyqtarëve shqiptarë një ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Një treshe arbitrash do të vendosë drejtësi në sfidën mes Estonisë dhe Suedisë, e vlefshme për Ligën C (Grupi 1) të Ligës së Kombeve.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes Estoni-Suedi, që do të luhet më 14 tetor në orën 20:45 në Talin. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa Albert Doda do të jetë gjyqtar i katërt.

Një tjetër vlerësim për arbitrat shqiptarë, që këtë sezon kanë drejtuar disa ndeshje në Kupat e Europës.

Kujtojmë se kjo sfidë do të luhet në stadiumin “A. Le Coq Arena” në Talin, ditën e hënë më 14 tetor në orën 20:45.

 

Liga e Kombeve “flet shqip”, Juxhin Xhaja vendos drejtësi

juxhin xhaja arbitri shqiptar liga e kombeve

Lini një Përgjigje