TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 21:12

Çudira me fanelat e Shqipërisë, ngatërresë mes bluzave të Asllanit dhe Hoxhës, spikat edhe mbiemri i Tucit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira me fanelat e Shqipërisë, ngatërresë mes

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Pragë me fanelat e saj të bardha kundër Çekisë vendase, e cila luan me kompletin e kuq si pritëse këtë sfidë. Por në videon e publikuar nga FSHF në rrjetet sociale, shihen ndryshime te fanelat.

Për një arsye apo një tjetër, ka një ngatërresë mes fanelave të Kristjan Asllanit dhe Arbër Hoxhës sa u përket numrave që mbajnë në këtë ndeshje. Video shfaq Asllanin me numrin 8 në këtë sfidë, ndërsa Hoxha do të jetë ai që mban numrin 21. Diçka e pazakontë, pasi Asllani ka mbajtur historikisht numrin 21 të Kombëtarja dhe për më tepër, për këtë arsye mban të njëjtin numër nga ky vit edhe tek Interi.

Çudira me fanelat e Shqipërisë, ngatërresë mes

Një ngatërresë mesa duket në momentin e stampimit të fanelave, duke pasur parasysh se në ndeshjet e mëparshme të Kombëtares në shtator, ishte Hoxha me numrin 8 dhe Asllani me atë 21.

Çudira me fanelat e Shqipërisë, ngatërresë mes

Ndërkohë, duket i pazakontë edhe mbiemri i vendosur në fanelën e Indrit Tucit, pasi mbi numrin 11 që do të mbajë sulmuesi i afruar së fundmi te kuqezinjtë, është shkruar Tuçi.

Çudira me fanelat e Shqipërisë, ngatërresë mes

fanelat e kombëtares arbër hoxha kristjan asllani indrit tuci

Lini një Përgjigje