TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2024, 23:04

Liga e kombeve/ Fitorja bashkon Ukrainën me Shqipërinë, Holanda shmang humbjen; Gjermania bën detyrën ndaj Bosnjes

Shkruar nga Pamfleti

Liga e kombeve/ Fitorja bashkon Ukrainën me Shqipërinë, Holanda

Gjermania bën detyrën ndaj Bosnje-Hercegovinës, duke triumfuar 1-2, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Golat për të besuarit e Nagelsman erdhën nga Undav, i cili realizoi dopietë. Goli i Xhekos në minutën e 71 rihapi llogaritë, por gjithsesi vetëm kaq, me “Pancerat” që marrin këtë fitore të rëndësishme.

Gjermania është kryesuese në Ligën A, Grupi 3, me shtatë pikë, ndjekur nga Holanda me pesë, Hungaria me dy, ndërsa Bosnja me një pikë.

Barazim 1-1 mes Hungarisë dhe Holandës. “Tulipanët” pësuan gol nga Sallai në minutën e 32 dhe arritën që të shmangnin disfatën vetëm në fund me golin e Damfris.

Ukraina mposhti 1-0 Gjeorgjinë. Pas përfundimit të raundit të tretë të ndeshjeve në grup, kryesojnë Gjeorgjia dhe Çekia me nga 6 pikë, më pak vijnë Shqipëria dhe Ukraina me nga 3 pikë.

Nëse kuqezinjtë marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës me Gjeorgjinë, si dhe shfrytëzojnë faktorin fushë ndaj Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”, me shumë mundësi do të përfundonin në vendin e parë në grup.

Në ndeshjet e tjera, Islanda barazoi 2-2 me Uellsin, kurse Turqia fitoi 1-0 me Malin e Zi.

holanda gjermania bosnja liga e kombeve

Lini një Përgjigje