TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 21:15

Ultrasit serbë nuk ndryshojnë as kundër Zvicrës, skandal me kore raciste kundër shqiptarëve (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ultrasit serbë nuk ndryshojnë as kundër Zvicrës, skandal me

Stadiumi është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës...

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës po prodhon një skandal në shkallët e stadiumit. Gjithçka nisi në orën 20:45 për Ligën e Kombeve dhe prej atëherë nuk janë ndalur koret raciste kundër Shqipërisë. Po ashtu dhe “Kosova është Serbi”.

Dhe pse supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, ndërsa përballë kanë Zvicrën.

Ultrasit serbë nuk ndryshojnë as kundër Zvicrës, skandal me

Po ashtu stjuardët kanë provuar të heqin flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar. Stadiumi është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se kapiten i helvetëve, që po luan nga minuta e parë, është Granit Xhaka. Lideri i Zvicrës shpreson të dalë me rezultat pozitiv nga takimi sot.

Ultrasit serbë nuk ndryshojnë as kundër Zvicrës, skandal me

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës ka nisur në orën 20:45 dhe luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

serbia zvicra liga e kombeve

Lini një Përgjigje