TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2024, 20:07

Liga e Kombeve/ VAR “tërbon” skocezët dhe i jep fitoren Kroacisë, Bullgaria nuk shkon më shumë se barazimi ndaj "inferiorëve" luksemburgas

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ VAR “tërbon” skocezët dhe i jep fitoren

Kroacia ka arritur të fitojë ndeshjen e Ligës së Kombeve e luajtur pasditen e sotme në Zagreb. Përfaqësuesja kroate ka mundur Skocinë me shifrat 2-1. Golat u shënuan nga Matanoviç dhe Kramariç për ballkanasit, ndërsa për skocezët gjeti golin e vetëm ish-lojtari i Sëlltikut Rajan Kristi.

VAR ndërkohë anuloi golin e Skocisë në sekondat e fundit, për pozicion jashtë loje. 

Lojtari më i dalluar për kroatët ishte “ylli” madrilen Modriç. Kështu, kroatët gjejnë fitoren e dytë, ndërsa ishullorët e Mbretërisë së Madhe zhyten më thellë në krizë me 0 pikë në fund të tabelës dhe me një këmbë drejt një lige më të ulët.

Takimi tjetër i luajtur në të njëtën orë ishte Bullgari-Luksemburg. Një ndeshje që rezultoi pa shumë histori me 2 ekipe të vakta. Ballkanasit duke luajtur në tokën e tyre kërkuan më shumë tre pikëshin, por mbretëria e vogël nga vendet e beneluksit arriti të gjente pikën e parë në grupin e Ligës C.

Takimi u luajt në impiantin e ri, modern të Botev Plovdiv, i cili duket se po kthehet në shtëpinë e re të kombëtares së legjendës, Stoiçkov.

kroacia skocia bullgaria luksemburgu liga e kombeve

Lini një Përgjigje