
Rei Manaj nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet golit të tij të parë në këtë sezon në kampionatin turk me fanelën e Sivasporit. Pak minuta pasi ai shënoi përballë Giaziantepe në duelin e sotëm në kampionat, sulmuesi shqiptar la fushën e lojës i dëmtuar.
Manaj bëri me shenjë nga stoli se kërkonte zëvendësim pasi ndjente dhimbje në pjesën e prapme të kofshës së djathtë. Kështu ai la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë dhe iu nënshtrua menjëherë analizave të hollësishme nga stafi mjekësor.
Sipas “BeIN Sport”, Manaj ka pësuar një këputje në muskujt e prapmë të kofshës. Nëse konfirmohet ky lajm, kjo do të nënkuptonte një periudhë të gjatë pushimi për futbollistin, që do ta linte atë larg fushave të lojës për disa javë si për Sivasporin, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e tetorit, pasi rikuperimi deri atëherë do të jetë i pamundur.
Lini një Përgjigje