TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 18:10

Notingemi “prezanton” Liverpulin me humbjen e parë sezonale, super Haland përmbys i vetëm Brentfordin

Shkruar nga Pamfleti

Notingemi “prezanton” Liverpulin me humbjen e parë sezonale,

Ishin padyshim sfida plot surpriza, sidomos ajo e “Anfield Road”, mes Liverpulit dhe Notingem Forestit, me këta të fundit që kanë shtangur “Të Kuqtë” e Arne Slot, duke i mundur minimalisht, 0-1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 72, me ish-talentin e “Bluve”, Kallum Hodson Odoi, që përktheu në gol një pasim perfekt të Elanga, duke “prezantuar” Liverpulin me humbjen e parë të sezonit.

Në orën 16:00 zhvilluan përballjen e javës së katërt edhe “Qytetarët” e Mançester Sitit, ku ndryshe nga rivalët e tyre bënë detyrën në “shtëpi”, duke mundur me përmbysje skuadrën e Brentfordit, me sfidën që u mbyll me shifrat 2-1.

Për miqtë e Brentfordit goli erdhi nga kongolezi Joan Visa, i cili tundi rrejtën e Ederson, që në minutën e parë të sfidës, mirëpo një super Erling Haland realizoi një dopietë të shpejtë në minutat 19 dhe 32, duke siguruar fitoren për djemtë e teknikut Pep Guardiola.

Ndërkaq, tre përballjet e tjera të orës 16:00 u ndalën në barazime, më konkretisht sfida Brajton-Ipsuiç u mbyll në shifrat 0-0, përballja Kristal Palas-Leister, në shifrat 2-2, ndërsa përplasja e Londrës mes Kristal Palas dhe Uest Hem përfundoi me rezultatin 2-2.

liverpul mançester siti premeir liga

Lini një Përgjigje