TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 17:42

Kampionët rikthehen te fitorja, Leverkuseni “luan poker” në fushën e Mëshengldbah

Shkruar nga Pamfleti

Kampionët rikthehen te fitorja, Leverkuseni “luan poker”

Bajer Leverkusen u është kthyer përsëri fitoreve bindëse në Bundesligë, duke lënë pas krahëve humbjen që pësoi përballë Lajpcigut në ndeshjen para pauzës së kombëtareve. Skuadra e Çabi Alonsos triumfoi sot në transfertë përballë Hofenhajmit me shifrat 4-1.

Terrier dhe Boinface bënë që rezultati të shkonte në 2-0 pa kaluar 30 minutat e para. Në minutën e 37, shenjë në këtë ndeshje la edhe Mërgim Berisha, i cili u kthye pas dëmtimit të gjatë në fushat e lojës, ia doli më në fund të shënonte golin e tij të parë për këtë sezon me fanelën e Hofenhajmit duke shkurtuar diferencën.

Megjithatë, Virc dhe përsëri Boniface shënuan në portën e Hofenhajmit, duke siguruar një fitore të thellë 4-1 për kampionët në fuqi.

Në sfidat e tjera, Lajpcigu barazoi pa gola ndaj Unionit të Berlinit, ndërsa Frajburg-Bohum përfundoi 2-1.

 

bajer leverkusen bundesliga borusia mëshengladbah

Lini një Përgjigje