TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shtator 2024, 17:20

Manaj thyen mallkimin por e ndjek fati i keq, realizon golin e parë sezonal dhe largohet i dëmtuar nga fusha (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Manaj thyen mallkimin por e ndjek fati i keq, realizon golin e parë sezonal

Rei Manaj ka thyer mallkimin që e kishte ndjekur në javët e para të kampionatit turk të futbollit, teksa ka gjetur sot golin e tij të parë për këtë edicion.

Në ndeshjen ndaj Gaziantepspor, Manaj ishte si zakonisht titullar për Sivasporin dhe tundi rrjetën në minutën e 37 të duelit, për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1. Pas një goditje nga këndi, ai lëshoi një gjuajtje të pakapshme me kokë për portierin kundërshtar, duke festuar këtë gol të parë sezonal në Turqi.


Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Manaj u bë protagonist me 18 gola në 33 ndeshje në kampionatin turk.

Festa zgjati shumë pak për Manajn, i cili pak minuta më vonë u dëmtua duke kërkuar menjëherë zëvendësimin ende pa u mbyllur pjesa e parë.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje