
Kampionati më i pasur (dhe më i bukur) në botë, ku trajnerët janë më të paguarit. Premier Liga kryeson në renditjen e shpenzimeve të bëra edhe sa i përket pagave të marra nga trajnerët.
Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar shifrat e marra nga trajnerët e klubeve të kampionatit anglez:
Pep Guardiola kryeson renditjen me 20 milionë stërlina në vit (23 milionë euro), ndërsa Mikel Arteta, i cili sapo ka rinovuar kontratën me Arsenalin, merr 10 milionë sterlina në vit (11,8 milionë euro).
Junaj Emeri plotëson podiumin me tetë milionë stërlina të paguar nga Aston Vila (9.4 milionë euro).
Te Mançester Junajtid, Erik ten Hag merr 6.75 milionë sterlina (8 milionë euro). Bashkatdhetari i tij te Liverpuli, Arne Slot, fiton gjashtë milionë (7.1 milionë euro).
Ange Postecoglou, në sezonin e tij të dytë në Totenhemi, merr pesë milionë në vit (5.9 milionë euro), ndërsa Enzo Mareska ka nënshkruar një kontratë me Çelsin që i lejon atij të fitojë 4.2 milionë stërlina në vit (4.9 milionë euro).
Lini një Përgjigje