
Mançester Junajtid rikthehet te fitorja dhe mposht Sauthemptonin me rezultatin e pastër 0-3.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit dhe në minutën e 33 shpërdoruan një rast të mirë me Arsher, që gaboi nga 11 metra. Vetëm dy minuta pas këtij momenti, De Ligt kaloi në epërsi miqtë me asistin e Fernandes.
Në fundin e pjesës së parë pati vend edhe për golin e dytë të 'Djajve', ku Rashford gjeti rrjetën. Pjesa e dytë solli kartonin e kuq për Stefens, ndërsa Garnaço shënoi golin e tretë në minutën e 90+6.
Pas dy humbjeve radhazi, Junajtid rikthehet te tri pikët dhe shkon në kuotën e 6 pikëve.
Lini një Përgjigje