TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 19:56

Dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë te skuadra rumune, gol dhe asist në triumfin ndaj Botosani (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë te skuadra rumune, gol

Sherif Kallaku dhe Isnik Alimi, ishin protagonistë pasditen e sotme te skuadra rumune e Sepsit, në triumfin 3-0 të arritur ndaj Botosanit.

Mesfushori nga Fushë-Kruja dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 10, teksa Debeljuh, nuk fali duke tundur rrjetën. Në minutën e 63, ishte radha e Isnik Alimit, shqiptarit që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut, i cili nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishoi shifrat. 

Për golin e tretë, që vulosi edhe sfidën mendoi Oberlin në minutën e 87. Për Kallakun ky ishte asisti i parë në këtë sezon të ri. Ndërsa edhe për Alimin goli i shënuar sot ishte i pari në këtë edicion me Sepsin. 

 

sherif kallaku isnik alimi sepsi

Lini një Përgjigje