TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 19:10

“Do të vdes, dita ‘X’ po vjen”, ish-portieri gjerman me lot në sy: Kjo është intervista ime e fundit

Shkruar nga Pamfleti

“Do të vdes, dita ‘X’ po vjen”, ish-portieri

Xhorxh Koh, ish-portieri i Bundesligës ka dhënë intervistën e tij të fundit, ndërsa prej 18 muajsh lufton me kancerin e pankreasit.

Është e pashërueshme, do të vdes. Por ai nuk ka vendosur se kur do të më marrë”, u shpreh Koh.

Duke rrëfyer mbi sëmundjen, Koh u shpreh:

Ka ditë që jam në depresion dhe koka ime është bosh. Por ka edhe ditë kur mund të isha i qetë. Ju nuk mund ta shpjegoni këtë.

Nuk mund të them kurrë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Ndonjëherë jam në humor të mirë në mbrëmje, shkoj në shtrat dhe të nesërmen në mëngjes nuk mund të ngrihem”, tha ai.

Koh u diagnostikua në prill 2023. Në atë kohë, mjekët thanë se mund t’i kishin mbetur edhe gjashtë muaj jetë, por kaluan gati 1.5 vite.

Ka kaq shumë njerëz që duhet të jetojnë me kancer dhe sëmundje të tjera. Nuk dua as ta vendos veten në plan të parë. Këtu po jap intervistën time të fundit dhe arsyeja pse po flas për këtë është sepse dikur isha në plan të parë si portier.

Mendoj edhe për fëmijët në pavijonet e spitalit. Unë kam përjetuar gjithçka. Fëmijët e sëmurë nuk kanë parë ende asgjë. Ata ndoshta nuk kanë qenë as me pushime me prindërit e tyre sepse thjesht duhet të shtrihen në reparte. Kjo më emocionoi vërtet”, shprehet ish-portieri.

Koh ka luajtur gjatë karrierës së tij në Fortuna Dyseldorf, Arminia Bielefeld, 1. FC Kaizerslautern, Energji Kotbus, MSV Duisburg si dhe me PSV Eindhoven, Dinamo e Zagrebit dhe Rapidi i Vjenës.

Ai luajti 213 ndeshje të Kategorisë së Parë dhe 165 ndeshje të Kategorisë së Dytë dhe madje u konsiderua për ekipin kombëtar në një moment. Koh së fundmi ka punuar në futboll si trajner portierësh dhe më vonë si menaxher ekipi te Viktoria Këln.

xhorxh koh ish-portieri i bundesligës

Lini një Përgjigje