
Espanjoli ka prezantuar Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shfaqur përpara mediave. Pavarësisht se ka luajtur ndeshjet e para me skuadrën katalanase, vetëm dje Kumbulla është prezantuar me klubin e ri.
Kur erdhi radha për të folur, 24-vjeçari u shpreh se ndihet mirë në Spanjë:
“Shumë i lumtur që jam këtu, kur më lindi rasti, bëra të pamundurën për të ardhur këtu. Jam ndier shumë mirë këto tri javë, gjithçka ka qenë pozitive brenda dhe jashtë fushës dhe shpresoj që gjithçka të vazhdojë kështu”, tha fillimisht mbrojtësi kuqezi
Kumbulla ka falënderuar besimin e marrë, si nga trajneri Manolo Gonzales, ashtu edhe nga tifozët, të cilët janë të kënaqur me paraqitjen e tij, duke shpjeguar se ka mbetur i befasuar nga përshtatja e tij e shpejtë, gjë për të cilën është pritur nga shokët e skuadrës dhe stafi.
Lini një Përgjigje