TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 16:15

Mario Mitaj prezantohet tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi nis stërvitjen dhe “zbulon” Arabinë Saudite (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj prezantohet tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi nis stërvitjen

Nga Moska në Tiranë, më pas në Pragë, sërish në Tiranë dhe tani në Riad.

Në më pak se dy javë, Mario Mitaj ka bërë “xhiron e botës” për të mbërritur më në fund në destinacionin e radhës në karrierën e tij.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë nisi zyrtarisht aventurën me Al Itihad në Arabinë Saudite, pas transferimit surprizë në merkaton e verës.

Mario Mitaj prezantohet tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi nis stërvitjen

Mitaj u prit në kryeqytetin saudit nga drejtuesit e klubit, përpara firmës formale në kontratë.

Futbollisti 21-vjeçar u largua nga Lokomotiva e Moskës me një formulë huazimi.

Al Itihad ra dakord të paguajë 2 milion euro deri në fund të sezonit, ndërsa ka të drejtën e blerjes përfundimisht të kartonit për 5 milion euro të tjera.

Mario Mitaj prezantohet tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi nis stërvitjen

Ndërkohë, vetë Mario Mitaj do të fitojë në këtë sezon 3 milion euro.

Shifra të rëndësishme, ndërsa për t’u parë mbetet se si do të shkojë aventura sportive e talentit kuqezi, që gjatë merkatos së verës kishte edhe oferta të tjera nga klube europiane. Madje sipas mediave italiane, emri i mbrojtësit ishte edhe në listën e blerjeve të Juventusit.

Në fund, Mario Mitaj zgjodhi Arabinë Saudite, që vitet e fundit është kthyer në një destinacion për shumë yje të futbollit, mes tyre Kristiano Ronaldo dhe Nejmar që mbrojtësi shqiptar do t’I ketë rivalë. Të tjerë do t’I ketë shokë tek Al Itihad, si Benzema, Kante apo Fabinjo.

Mario Mitaj prezantohet tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi nis stërvitjen

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itahad

Lini një Përgjigje