TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 15:51

Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, bashkia e Kavajës nis punimet për stadiumin e ri të Besës

Shkruar nga Pamfleti

Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, bashkia e Kavajës nis

Besa i ka bërë një nisje pozitive sezonit të ri, pasi në tri javët e para njeh vetëm fitore. Por sot një tjetër lajm i mirë ka ardhur për futbolldashësit e qytetit të Kavajës.

Këtë mëngjes në stadium janë parë mjetet e rënda që kanë nisur me shembjen e tribunës dhe pastrimin e gjithë zonës, për t'i hapur rrugë ndërtimit të ri të pjesshëm.

Veç tribunës, stadiumi i Besës në Kavajë ka nevojë edhe për fushën e re dhe sistemimin e tribunave të tjera, si edhe ndërtimin nga e para të gjithë infrastrukturës.

Dihet që prej vitesh klubi i futbollit vuan mungesën e infrastrukturës, pasi stadiumi i qytetit ka degraduar plotësisht. Mesa duket kryebashkiaku Fisnik Qosja po e mban premtimin e dhënë, ku pati deklaruar se në shtator nis puna për rindërtimin e stadiumit, në mënyrë që skuadra kur të kthehet në Superiore të ketë edhe shtëpinë e saj gati.

Kujtojmë se më shumë se një vit më parë edhe kryeministri Edi Rama premtoi se do kishte ndërhyrje në stadiumin e Besës së Kavajës.

Sot ka nisur zyrtarisht prishja e stadiumit të vjetër, që i hap radhën ndërtimit të impiantit të ri, duke bërë që Besa e futbollit të kthehet te lavdia e emrit që mbart.

Prej vitesh në gjendje të mjerueshme, bashkia e Kavajës nis

besa e kavajës stadiumi

Lini një Përgjigje