TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2024, 21:03

Dinamo e Ilir Dajës “kockë” e fortë për Partizanin, derbi kryeqytetas mbyllet në barazim! Elbasani mund minimalisht Laçin

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo e Ilir Dajës “kockë” e fortë për

Java e katërt e Kategorisë Superiore, kishte garantuar një super ndeshje, derbin kryeqytetas Partizani-Tirana që  u mbyll me rezultatin 2-2.

Takimi nisi mjaft mirë për blutë e Ilir Dajës, i cili debuton në stolin e “Nëndetëses”. Ata kaluan në avantazh me anë të Itodo në minutën e 5’ të takimit.

Gjithsesi, pas rasteve të shumta, “demat” rikthyen baraspeshën me Bintsouka në minutën e 33’, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë do të ishte e balancuar, ku pavarësisht shanseve rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 91’-të,  kur Rrapaj shënoi golin e avantazhit për Partizanin, qëdo të mendonte se e mbylli ndeshjen. Por surpriza e vërtetë do të vinte 4 minuta më vonë në të 95’-ën, ku Dinamo do të barazonte me anë të Vilas që vulosi rezultatin 2-2.  

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Dinamo me 4 pikë në vendin e nëntë.

Dinamo e Ilir Dajës “kockë” e fortë për

Ndërkohë që në ndeshjen tjetër të Superligës, Elbasani arriti të mposhtë Laçin në shtëpi, me rezultatin minimal 1-0. Kjo fitore i garanton përkohësisht Elbasanit vendin e parë në tabelë me pikë të barabarta me Partizanin (7 pikë).

Ndeshja nuk kishte shumë për të folur në pjesën e parë me skuadrat që u munduan të gjejnë avantazhin por dështuan të gjejnë rrugën e rrjetës.

Pjesa e dytë dhe e gjithë ndeshja do të vendosje nga një rast i kthyer në gol nga Ze Gomes në minutën e 73. Me këtë humbje Laçi mbetet në fund të tabelës me 2 pikë.

Lini një Përgjigje