TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2024, 18:05

Rikthim i bujshëm te Partizani? Ish-sulmuesi i “Demave” jep lajmin e madh për timonierin e ri të të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Rikthim i bujshëm te Partizani? Ish-sulmuesi i “Demave” jep

Partizani është pa trajner që pas shkarkimit të Orges Shehit. Klubi i kuq ndau rrugët me durrsakun pas dështimit në kampionat dhe Ligën e Konferencës. Drejtuesit prej ditësh janë në kërkim të timonierit të ri ku deri më tani kanë qarkulluar emra si Ivan Gvozdenoviç e Jerko Leko, por këto pista kanë rënë momentalisht.

Një lajm bombë vjen në kampin e kuq teksa është ish-sulmuesi i ‘Demave’, Edmond Dosti që ndez zjarrin. Në llogarinë e tij në Facebook ai ka postuar një foto me trajnerin Shpëtim Duro nën diçiturën: Bac u kry!

Rikthim i bujshëm te Partizani? Ish-sulmuesi i “Demave” jep

Madje, Dosti i ka dhënë ‘pëlqim’ edhe një komenti ku pyetej nëse është arritur marrëveshja me Partizanin. Në pamje të parë duket e vështirë, pasi Duro sapo ka nisur sezonin me Suharekën në Kosovë, skuadër në të cilën është nën kontratë. Mbetet të qartësohet situata nga klubi, por këto pritet të jenë ditë të nxehta për nënkampionët e Shqipërisë.

shpëtim duro edmond dosti ish-sulmuesi i partizanit

Lini një Përgjigje