TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 17:03

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez përcillet në banesën e fundit (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Në një ceremoni prej 600 personash, bota e futbollit i dha lamtumirën e fundit trajnerit legjendar, Sven-Goran Erikson.

Funerali u zhvillua në qytetin rural të Torsbi, pranë kufirit me Norvegjinë dhe u ndoq nga qindra njerëz në një ekran gjigant të vendosur jashtë kishës ku ndodhej trupi i 76-vjeçarit.

Pjesë e homazheve ishin kryeministra, drejtues klubesh, lojtarë dhe ish-futbollistë, teksa në nderim të tij, kombëtarja angleze dhe ajo suedeze luajtën me shirit të zi në krah ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe legjenda Devid Bekam, i cili u gradua kapiten i Anglisë nën drejtimin e Erikson.

Ai e udhëhoqi Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2002 dhe 2006, dhe në Kampionatin Europian 2004, duke menaxhuar një brez të artë lojtarësh që përveç Bekam përfshinte yje si Frenk Lampard, uejn Runi dhe Stiven Xherard.

Një trajner i butë, por i vendosur, Erikson udhëhoqi skuadra në Suedi, Portugali dhe Itali drejt trofeve të mëdha në vitet 1980 dhe 1990 përpara se të merrte detyrën në kombëtaren e Anglisë më 2001.

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Ai filloi të ndërtonte reputacionin e tij ndërkombëtar kur udhëhoqi klubin suedez IFK Gothenburg drejt titullit të Kupës UEFA më 1982 dhe u shpall nënkampion si trajner i Benfikës dhe klubeve italiane Roma, Fiorentina, Lacio dhe Sampdoria.

Në pamundësi për t’i dhënë fund thatësirës së trofeve të Anglisë, ai u largua nga stoli i kombëtares së “Tre Luanëve” në vitin 2006, duke shkuar si trajner i Mançester Sitit dhe Leister Sitit, më pas Meksikës dhe Bregut të Fildishtë dhe klubeve në Kinë dhe Filipine.

Erikson njoftoi në janar se vuante nga kanceri i pankreasit, sëmundje me të cilën humbi edhe betejën për jetën.

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

Bota e futbollit i jep lamtumirën Eriksonit, ish-trajneri suedez

sven goran erikson ish-trajneri suedez

Lini një Përgjigje