TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shtator 2024, 20:42

Tjetër arritje për gjyqtaren shqiptare, UEFA i beson Emauela Rustës drejtimin e ndeshjes së Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër arritje për gjyqtaren shqiptare, UEFA i beson Emauela

Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta dhe tre ndihmëset e saj nga Shqipëria do gjykojnë duelin e femrave mes Sporting Lisbonë-Real Madrid në Champions League.

Emanuela Rusta do të ndihmohet nga treshja që përbëhet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj. Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë, pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benfikës dhe Barcelonës.

Rusta kohë më parë kishte vendosur drejtësinë në ndeshjen e grupmoshave U-19 të vajzave mes Holandës dhe Francës. Kujtojmë se ndeshja mes Sportingut të Lisbonës dhe Real Madridit do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) në orën 17:00.

emanuela rusta gjyqtarja shqiptare

Lini një Përgjigje