
Klubi anglez i Leisterit fitoi apelin kundër vendimit që mund të kishte çuar në zbritje pikësh për shkelje të dyshuar të limitit të shpenzimeve në Premier Ligë, konfirmoi skuadra.
Një bord i pavarur apeli anuloi vendimin e mëparshëm nga një komision që klubi ka tejkaluar pragun e humbjes prej 105 milionë funtesh për tri sezone në rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier Ligës.
Ai zbuloi se periudha kontabël e “Dhelprave” përfundoi në të vërtetë më 30 qershor 2023, një muaj e dy ditë pasi ata u rrëzuan nga divizioni i parë, që do të thotë se Premier Liga nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi këtë çështje.
“Për të shmangur çdo keqkuptim që mund të lindë në dritën e deklaratës që është lëshuar nga Premier Liga në përgjigje të vendimit të apelimit, Leister Siti dëshiron të theksojë gjetjen e Panelit të Apelit që kur merret parasysh formulimi që përdoret në të vërtetë në rregullat e Premier Ligës (në përputhje me parimet e vendosura të ligjit anglez), klubi nuk ka shkelur PSR-të e Premierl Ligës (rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë) për periudhën e vlerësimit që përfundoi më 30 qershor 2023”, tha klubi në një deklaratë.
Klubi fillimisht iu referua një komisioni të pavarur nga Premier Liga në mars. Komisioni hodhi poshtë sfidën fillestare të klubit ndaj juridiksionit të tij për të dëgjuar çështjen.
Lini një Përgjigje