TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2023, 16:12

Laçi bën ligjin në shtëpi dhe merr fitoren e dytë radhazi, kurbinasit mposhtin Skënderbeun dhe ‘kërcënojnë’ Egnatian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Laçi bën ligjin në shtëpi dhe merr fitoren e dytë

Laçi ka mposhtur 2-0 Skënderbeun, me kurbinasit që marrin fitoren e dytë radhazi në kampionët me Mirel Josën në stol. Një 3 pikësh që e ngjit skuadrën bardhezi në vendin e dytë me 13 pikë, duke “kërcënuar” Egnatian që kryeson me 16 pikë. 

Golin e parë për kurbinasit e shënoi Melo në minutën e 41 të pjesës së parë, teksa goli i dytë erdhi nga Sobouale në minutën e 55. Laçi pati edhe të tjera raste për të thelluar shifrat, por Alia ishte vendimtar në këtë takim. 

 


Ndërkohë Skënderbeu provoi të merrte pikë nga kjo sfidë, por ishin të pafuqishëm përballë forcës së kurbinasve. Në këtë mënyrë korçarët mbetet në vendin e 4 në klasifikim me 12 pikë. 

laçi skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje