TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2023, 22:32

“Ndeshja është fatale për Çekinë”, Duka e kalon presionin te kundërshtarët: Nëse arrijmë rezultat pozitiv, e kemi të sigurt “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

“Ndeshja është fatale për Çekinë”, Duka e

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në “Top Channel” foli ndër të tjera edhe për rëndësinë e ndeshjes së Kombëtares shqiptare përballë Çekisë, më 12 tetor.

Duka vlerëson rëndësinë e ndeshjes ndërsa kalon presionin te kundërshtarët, teksa thotë se për ta është një 90 minutësh fatal për fatet e tyre të kualifikimit.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për gjendjen që ka Çekia për paraqitjet që ka pasur dhe pozicionin që ka në renditje që është në vendin e dytë pas Shqipërisë. Për ne është akoma më shumë e rëndësishme, pasi nëse bëjmë një rezultat pozitiv pothuajse arrijmë në “EURO 2024” në Gjermani. Është një kryqëzim i rëndësishëm për të shkuar në Gjermani, por nuk është një kryqëzim fatal. Për ne jo, për çekët është kryqëzim fatal”, tha Duka.

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje