TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 22:53

Kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampioneve, rrogozhinasit i bëjnë nder Ballaknit

Shkruar nga Pamfleti

Kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampioneve,

Egnatia ka fituar sot titullin kampion të Superiores dhe në edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën rrogozhinase, e cila merr pjesë vetëm për herë të dytë në historinë e saj në kompeticionet ndërkombëtare. 

Meqë skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka një koeficient të ulët, ajo do të shkojë përsëri në vazon e skuadrave të dobëta dhe një vend në vazon e skuadrave të forta i është lënë pikërisht skuadrës së Ballkanit. Kjo e fundit do të shkonte në vazon e ekipeve të dobëta nëse Partizani, me një koeficient më të lartë, do të fitonte titullin. 

Për ekipin kampion të Superiores kësisoj mund të ketë kundërshtarë të vështirë në shortin e e turit të parë si Ferencvarosh, Karabak, Sllovan Bratislava, Ludogorets e Steaua. 
 
Kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampioneve,

egnatia shorti i ligës së kampioneve

Lini një Përgjigje