TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2024, 22:32

“Po të shënonim do të ishte histori tjetër”, Shehi pas disfatës me Egnatian: Do të qajmë rastet e humbura

Shkruar nga Pamfleti

“Po të shënonim do të ishte histori tjetër”,

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi tregoi këndvështrimin e tij pas finales së “Final Four”, ku ekipi i tij u mund 1-0 nga Egnatia. 

I mërzitur, po të shënonim do të ishte histori tjetër. Morëm një gol të evitueshëm, patëm raste me Taipin, po të shënonim do ishte ndryshe. Pishmane? Nuk ishte punë zgjedhjesh, presioni është i madh dhe ndikon te lojtarët. Në pjesën e dytë ishim ne prezent te zona kundërshtare. Episodet vendosin dhe kështu ndodhi sot. Rezultati është i tillë. 

Ndryshon komplet rrjedha nëse finalizohen rastet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qajmë ato raste të humbura. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin, ishte agresive, luajti me topa të gjatë.

Shënoi edhe golin me një top në zonë që na vjen keq si iku. Kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte. 

Jemi të mërzitur, por s’kemi ç’bëjmë. Arbitri? Nuk e di nëse goli ishte i rregullt apo jo. Arbitri duhet të lejonte agresivitetin. Për rastin e golit që shënuam nuk e di si e keni inetrpetuar ju”, tha Shehi. 
 

orges shehi trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje