
Kilië Mbape mund t’i japë fund aventurës me PSG-në këtë sezon, pasi nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025, teksa drejtuesit nuk duan ta humbasin atë me parametra zero sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez foli për këtë situatë, duke treguar se kurrë nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me parizienët dhe se do të qendronte deri në vitin 2024.
“Kurrë nuk kam diskutuar për asnjë rinovim kontrate me PSG-në. Bordi u informua me datë 15 korrik 2022 se unë nuk do të shkoja më shumë se kontrata aktuale deri në vitin 2024 dhe letra e dërguar ishte një konfirmim për atë që u kisha thënë”, ishin fjalët e yllit francez për “AFP”.
???????? Kylian Mbappé statement to AFP.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 13, 2023
“I have NEVER discussed any contract renewal with PSG”.
“The board has been informed since July 15th, 2022 of my decision not to extend beyond 2024 — and the letter sent was only meant to confirm what I already told them”. pic.twitter.com/ggaO5ZPfqm
Për të interesohet Reali i Madridit, teksa dhe vetë Mbape duket se e kërkon një lëvizje të tillë, por nuk mungon as interesi nga Premier Liga.
Lini një Përgjigje