
"Lëreni Monzën te një njeri me ambicie", ky ka qenë amaneti i fundit i Silvio Berluskonit, ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Monzës në Serinë A të futbollit. "Kavalieri" u nda dje nga jeta në moshën 86-vjeçare, teksa “Corriere dello Sport” zbulon edhe negociatat për të shitur klubin e Serisë A.
Sipas raportimeve të medias së njohur italiane, muajt e fundit pronari i Monzës kishte përcaktuar negociatat për shitjen e klubit bardhekuq te manjati grek, Evangjelos Marinaqis.
Pasi mori përsipër ekipin e futbollit nga Brianza në vitin 2018, përkrah njeriut më të besuar të tij, Adriano Galianit, në hapësirën e pesë viteve, Monza bëri realitet ngjitjen emocionuese nga Seria C në Serinë A.
Një ngjitje e papritur, por e suksesshme në një botë, atë të futbollit, ku Berluskoni ka qenë gjithmonë promotori dhe protagonisti i sipërmarrjeve të mëdha. E bëri me Milanin dhe më në fund e bëri sërish me Monzën.
Skuadra e drejtuar nga Rafaele Paadino përfundoi në vendin e 11 në renditjen e Serisë A, në sezonin e parë, dhe tani e ardhmja mund të shënjohet nga ndryshimi i pronësisë. Në sfond del figura e Marinaqis.
Evangjelos Marinaqis është një sipërmarrës, pronar anijesh dhe botues 55-vjeçar grek, i cili zotëron TV, radio dhe gazeta, si dhe një nga flotat më të mëdha tregtare në botë.
Marinaqis tashmë zotëron Olympiakosine Pireut në Greqi dhe Notinghem Forestin në Angli. Këtë të fundit e bleu në vitin 2017 dhe e riktheu në Premier Ligë sezonin e kaluar.
Nën drejtimin e tij, Olimpiakosi bleu Marselon dhe Hames Rodriguez, ndërsa te Notinghem Forest ai mori lojtarë si Remo Frojler nga Atalanta, Renan Lodi nga Atletiko e Madridit dhe ish-portierin e Realit të Madridit, Kejlor Navas.
Lini një Përgjigje