TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2023, 22:47

‘Bombë’ në Paris, Mbappe refuzon të rinovojë kontratën me PSG

Shkruar nga Pamfleti

‘Bombë’ në Paris, Mbappe refuzon të rinovojë

Prestigjiozja L’Equipe raporton se ylli francez, Kylian Mbappe ka informuar zyrtarisht Paris Saint-Germain se nuk do të vazhdojë kontratën e tij. Në fakt, burimi në fjalë përmend se parisienët dëshirojnë ose të vazhdojnë kontratën ose të shitet. Sipas publikimit, kjo klauzolë mund të aktivizohet deri më 31 korrik.

Kylian Mbappe vendosi në fund të sezonit të kaluar të qëndrojë te Paris Saint-Germain deri në verën e vitit 2024, me superyllin francez që ka mundësi të vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit.

Burimi i përmendur madje thekson se synimi i Parisit për Mbappe është që t’i vazhdojë kontratën, në të kundërt ai do të shitet. Arsyeja, natyrisht, është se nëse nuk e shesin në verë, atëherë rrezikojnë ta humbasin falas, pasi nga janari i ardhshëm Mbappe do të ketë të drejtë të flasë me cilindo klub që dëshiron përpara verës së vitit 2024

kylian mbappe psg kontrata

Lini një Përgjigje