
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Taulant Seferi ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e ekipit dhe për përballjen kundër Moldavisë, të shtunën në “Air Albania”.
Ai tha se kuqezinjtë janë të bashkuar e do të japin më të mirën në dy ndeshjet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Lojtari 26-vjeçar u shpreh në konferencën për shtyp se trajneri Silvinjo ka sjellë harmoni brenda grupit.
Dalja përpara mediave ishte emocionuese ndërkohë për mbrojtësin Mario Mitaj, i cili foli pak dhe shprehu mirënjohjen për kombëtaren.
Për të dy futbollistët, prania e tifozëve në “Air Albania” është një shtysë e madhe dhe ata kërkojnë që të jenë sa më të shumtë në numër për t’i mbështetur.
Kujtojmë se Shqipëria do të luajë kundër përfaqësueses moldave më 17 Qershor dhe tri ditë më pas në transfertë kundër Ishujve Faroe në sfidat e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Lini një Përgjigje