TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2023, 15:45

Paraqitjet pozitive dërgojnë kartonin i Onana-s në ‘stratosferë’, klubet e mëdha vihen në lëvizje; Inter ‘fërkon’ duart

Shkruar nga Pamfleti

Paraqitjet pozitive dërgojnë kartonin i Onana-s në

Të gjithë bien dakord se sezoni i Interit filloi që nga ndryshimi i portierit. Handanovic jashtë, Andre Onana brenda dhe i gjithë ekipi zikaltër përfitoi, duke u mbështetur terësisht te portieri kamerunas.

Rezultatet në fushë janë parë, me Onana i cili ka bërë një sezon fantastik me fanellën e Interit dhe kështu, ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, mbi të gjitha Chelsea.

Megjithatë, siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, “dyqani” zikaltër është mjaft i shtrenjtë. Për të larguar Onana nga Interi, do të nevojiten të paktën 70 milionë euro dhe jo 40 milionë që drejtuesit e Interit kërkonin në fillim.

Në rast propozimi me këto shifra, Inter do të mendonte për largimin dhe zëvendësimin e tij. Zviceriani Yann Sommer dhe Vicario janë dy emrat e preferuar. Gjithsesi, Inter po mendon të blindojë kamerunasin duke i ofruar një kontratë të re

onana inter 70mln euro

Lini një Përgjigje