
Novak Xhokoviç është kampioni i ri i Roland Garros ose siç njihet ndryshe, French Open. Tenisti serb mundi 3-0 (7-6, 6-3, 7-5) me sete norvegjezin Kasper Rud, i cili pavarësisht se u përpoq, ishte i pafuqishëm përballë veteranit.
Ky ishte triumfi i tretë për Xhokoviç në Roland Garros dhe gjithashtu Grand Slam-i numër 23, duke parakaluar
Rafael Nadalin dhe duke u bërë tenisti me më shumë të tillë në histori. Sa i përket Rud, kjo është hera e dytë radhazi që ai humbet French Open në finale, ku vjet u mposht nga Rafa Nadal.
Finalja zgjati 3 orë e 15 minuta, një ndeshje e luajtur fortë, sidomos në setin e parë, ku gjithçka u vendos në “tie break”. Aty vendosi përvoja e serbit, që më pas e pati më të lehtë të komandojë ndeshjen. Në setin e dytë ndeshja s’pati histori, ndërkohë që Rud u përpoq të rivalizonte disi në setin e tretë, por pa sukses.
Pas këtij triumfi, Xhokoviç ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore, ku nga nesër do të shohë të gjithë rivalët nga lart. Festë e lot për serbin, që ngjitet në majën e këtij sporti, ndërkohë që dhjetra personazhe “VIP” ndodheshin të pranishëm në ndeshje dhe që shijuan këtë finale e moment magjik.
Lini një Përgjigje