
Gjyqtari kosovar i basketbollit, Daut Mehmeti është përjashtuar nga FIBA, pasi është i përfshirë në trukim ndeshjesh.
Trukimet, sipas “basketnews”, kanë ndodhur në Ligën Ballkanike.
Sipas faqes zyrtare të institucionit më të lartë të basketbollit (FIBA), dënimi tashmë është vendosur ndaj Mehmetit. Ai ka gjykuar gjashtë ndeshje të Makabi Haifas në nëntë paraqitjet e tij të fundit në parket.
“Koha.net” raporton se një gjyqtar tjetër kosovar mësohet të jetë i përfshirë, edhe pse nuk kanë zbuluar emra.
Lini një Përgjigje