TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Qershor 2023, 16:05

Tri finale të humbura në 10 ditë, viti i artë në Europë për ekipet italiane kthehet në makth dhe hyn në histori

Shkruar nga Pamfleti

Tri finale të humbura në 10 ditë, viti i artë në

Më në fund, futbolli italian u rikthye në majën e Evropës, me tre ekipe në tri finalet e UEFA-s, por fundi ishte i hidhur. 

Brenda 10 ditësh, të tre ekipet, Fiorentina, Roma dhe në fund Interi, nuk arritën të fitonin asnjë trofe, duke bërë që zhgënjimi i tifozëve “azzurr” të ishte i madh. 

Në fakt, tre ekipet italiane zhvilluan tri finale të mira, por detajet bën që në fund të mos festonin. 

Fiorentina u mposht nga Uest Hemi në finalen e Ligës së Konferencës me një gol në minutën e 90, Roma humbi Ligën e Europës nga ruleta e penalltive ndërsa Inter humbi Champions League që e luajtën si të barabartë përballë Mançester Sitit, vetëm fakti nuk ishte me ekipin zikaltër. 

Dhe kjo është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë, pasi me përjashtim të këtij viti, kur tre skuadra të të njëjtit vend kanë shkuar në finalen e tre turneve të ndryshëm të organizuar nga UEFA në të njëjtin edicion, të paktën njëra kishte çuar lart trofeun. 

ekipet italiane finalet e uefa-s

Lini një Përgjigje