
Përfundon pjesa e parë e finales së Champions League mes Interit dhe Mançester Sitit. 45 minutat e këtij takimi të zhvilluar në “Ataturk Olimpic” të Stambollit janë mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 4 u regjistrua edhe rasti i parë. Aksion me shumë pasime i anglezëve që mbylli shumë lojtarë të zikaltërve në prapavijë. Bermardo Silva provoi nga e djathta, por topi përfundoi jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Onana.
Në minutën e 20, Interi tentoi të përgjigjej me Brozoviç. Sulm i shpejtë i skuadrës së Inzagit me Dimarkon, kombinimi i tij me Lautaron bëri që Brozoviç të shfaqej në pozicion gjuajtjeje, por tentativa e tij përfundoi jashtë.
7 minuta më vonë, Haland u shfaq para Onanës dhe lëshoi një gjuajtje drejt portës, por diagonalja e tij u ndal nga portieri kamerunas.
Lini një Përgjigje