
UEFA ka njoftuar se është duke hetuar një sërë shkeljesh të mundshme të rregullave të tyre gjatë finales së Ligës së Konferencës, me Uest Hemin që përballet me dy akuza.
“Procedurat disiplinore janë nisur në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR) pas ndeshjes finale të Ligës së Konferencës, mes Fiorentinës dhe Uest Hemit (1-2) të luajtur më 7 qershor 2023 në Pragë, Çeki. “thuhet në deklaratën e organit më të lartë të futbollit europian.
Akuzat kundër Fiorentinës:
1) Hedhja e sendeve, Neni 16(2)(b);
2) Ndezja e fishekzjarrëve, Neni 16(2)(c).
Akuzat kundër Uest Hemit:
1) Pushtimi i fusha e lojës, Neni 16(2)(a)
2) Hedhja e sendeve, Neni 16(2)(b) Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.
Akuza e dytë lidhet me kapitenin e Fiorentinës, Kristiano Biragi që u godit nga filxhanë birre gjatë pjesës së parë të finales. Uest Hemi e dënoi shpejt incidentin dhe këmbënguli që çdo person i identifikuar si hedhës i objekteve do të përballet me një ndalim të pacaktuar.
“Uest Hemi dënon pa rezerva sjelljen e një numri të vogël individësh që hodhën objekte në fushë gjatë finales së Ligës së Konferencës”, thuhet në një deklaratë të klubit anglez.
Lini një Përgjigje